Pas lajmit   të publikuar në media se  pjesë e qeverisë Rama 2 mund të jenë edhe shqiptarë nga Kosova e Maqedonia, kanë filluar të lakohen edhe emrat e personave të cilët do të drejtonin dikastere të ndryshme. Kështu për postin e  ministrit  të punëve të jashtme, është përfolur  emri i Veton Surroit nga Kosova, ndërsa nga Maqedonia lakohen  emrat e gazetarit  Nazim Rashidi , që për  një kohë  ishte këshilltar  në Ministrinë e Kulturës,  dhe regjisorit  Sulejman Rushiti.   Flitet se njërit prej tyre  mund ti besohet drejtimi i  ministrisë  së  kulturës. Edhe pse të dy janë figura të njohura, njëri në fushën e gazetarisë kurse tjetri  mes njerëzve të artit dhe kulturës  jo vetëm për faktin që kanë mbaruar studimet në Tiranë por sepse kanë qenë të pranishëm   herë pas here me punën e tyre profesionale  në  Shqipëri dhe  Kosovë. Mbetet të kuptohet se  çfarë do të  do të vendoset,pasi që tashmë Sulejman Rushiti ka shpallur kandidaturën për kryetar komune në Gostivar  në zgjedhjet e 15 tetorit me  shanse reale për të fituar.

©fol.mk