rsz_qenanShkruan:Qenan Aliu

Të nderuar miq, Protestat dita ditës do të jenë më të fuqishme dhe më radikale,deri në reflektimin e pushtetmbajtësve ; Maqedonia , nëse banda politike e kryesuar nga Nikolla Griuevski dhe akrbaja e tijë Sasho Mijallkov, nuk tërheqin kthetrat e tyre të lëshuar me anë të rrjetit klanorë mafioz nëpër institucionet, SHTETI DO TË ZHBËHET ! Qyetarët e këtij vendi që nënkupton në veçanti edhe shqiptarët, në asnjë mënyrë nuk mund të jenë dakord që të falet krimi dhe hajnia maremendëse e këtijë regjimi. Të gjithë ata që kanë shpërdoruar detyrat e besuara në zyrat pubike duhet të dalin para drejtësisë për tu përgjigjur në sajë të fakteve dhe provave dhe kundruall atyre tju konfiskohet dhe tu kthehet qytetarëve pasuria e përvetsuar nga kjo bandë poltike me anë të kryerjes së veprave penale. Qytetarët e këtij vendi nuk mund të pajtohen me faktin se një bandë e tillë të falet bile në kundërshtim me kushtetutën nga i ashtuquajturi president i shtetit. Fundja, kjo nuk do të mundë të tolerohej nga ndërkombëtarët sepse ruinon në tërësi sundimin e së drejtës dhe shtetin ligjorë. Pra me cënimin e Drejtësisë si shtyllën kryesore për funksionimin e një shoqërie , skajshmërisht detronizohet edhe funksionimi i demokracisë si sistem i vlerave. Dhe bazuar në këtë, poqëse nuk ka drejtësi për popullin, nuk duhet të ketë qetësi për pushtetin !