Menjëherë pas daljes para publikut të presidentit të vendit Gjorgje Ivanov, doli në konferenc për shtyp edhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev.

Zaev edhe njëherë theksoi se vendi nuk është gati për zgjedhje në 5 qershor, lista zgjedhore nuk është pastruar, reforma në media nuk ka dhe ende vazhdon ndikimi i partisë në shtet.

“Protestat do të intensifikohet. Maqedonia u ngrit në këmbë! Të ngremë zërin. Ose Maqedonia ose Gruevski. Është shkelur kushtetuta, ligjet. U varros Marrëveshja e Përzhinës. Ata që e vjodhën vullnetin e qytetarëve e keqpërdorën pushtetin. Amnistuan vetveten, nuk pranojnë pastrimin e Listës zgjedhore. Duan të shkojnë në zgjedhje të kriminalizuara. Nuk do te lejojmë që Gruevski dhe grupi i kriminalizuar ta robërojnë Maqedoninë. Liria ka jetuar dhe do të jetojë. Protestat janë në vijim dhe do të fitojnë më intensitet. Maqedonia është ngre për të fituar Maqedonia”, deklaroi Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve se cila ishte arsyeja e takimit të tij me liderin e partisë shqiptare në pushtet, Ali Ahmetin, Zaev tha se biseduan rreth mundësisë që të kërkojmë nga Gjorgi Ivanov ta tërheqë vendimin për amnisti.

Zaev gjithashtu kërkoi nga Ivanovi që të jap dorëheqje