Portugalia do të përballet me Poloninë në çerekfinale të “Euro 2016”.

Pas Polonisë dhe Uellsit, Portugalia është kombëtarja e radhës që e ka siguruar një vend në çerekfinale.

“Luzitanët” e mposhtën Kroacinë 1:0, me një gol të Ricardo Quaresmas në minutën e 117-të.

Portugalia do të luajë me Poloninë në çerekfinale, ndërsa ndeshja zhvillohet më 30 qershor në Marseille nga ora 21:00.

Polakët e eliminuan Zvicrën e shqiptarëve pas ekzekutimit të penalltive.