Partia për Prosperite Demokratik dënon sulmin terrorist që ndodhi në Aeroportin e Stambollit.

Dënojmë fuqishëm sulmin terrorist që ndodhi para disa orëve në Aeroportin Ataturk të Stambollit dhe që rezulltoi me dhjetëra të vdekur dhe dhjetëra tjerë të plagosur.

Inkurajojmë autoritetet e Republikës së Turqisë në luftën e pakompromis kundër terrorizmit.
Njëherit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, ndërsa të plagosurve ju urojmë kurim sa më të shpejtë. Aktet e tilla të shëmtuara nuk do të zbehin kurë vullnetin e botës progresive për të dalë në mbrojtje të jetëve të njerëzve të pafajshëm.

Shërbimi për informim i PPD-së