Sulmi i mbrëmshëm terrorist në aeroportin e Stambollit për Lëvizjen BESA nuk është sulm vetëm ndaj Turqisë dhe popullit turk, por duke qenë një akt që është kryer në një aeroport, ku frekuentojnë mijëra njerëz nga gjitha bota, është sulm mbi gjithë botën e qytetëruar dhe të lirë.

“Në kushtet e botës globale, kur Nju-Jorku, Parisi, Londra, Madridi e Stambolli, janë njësoj të rrezikuar nga murtaja e këtij shekulli – terrorizmi, vetëm një bashkëveprim dhe bashkëpunim i të gjithëve që besojmë në ideale të paqes, dashurisë, bashkëjetesës, tolerancës dhe mirëqenies, mund të jetë përgjigje kundër atyre që nuk i përkasin botës së këtyre vlerave. Në emër të anëtarësisë së Lëvizjes BESA dhe në emrin u shprehim ngushëllime familjarëve të viktimave, solidarizohemi me dhimbjen e tyre dhe, në këto net të fundit Ramazani, lutemi që ky të jetë sulmi i fundit terrorist kudo në botë”, thuhet në letrën e ngushëllimit të Lëvizjes BESA.