Në një  komunikatë të dërguar nga  Komisioni për informim i PPD-së, thuhet se  lajmi për “gjojase” ndonjë vendim Gjygjësor i cili e kthen Abdyladi Veselin  në krye të PPD-së është një manipulim i radhës

Në vazhdim fol.mk e sjell të plotë njoftimin e  Komisionit për informim të PPD-së

Të nderuar anëtarë dhe simpatizant të PPD-së

Ju informojmë se lajmi për gjojase ndonjë vendim Gjygjësor i cili e kthen Abdyladi Vejselin (një fosil i pavlerë politik) në krye të PPD-së është një manipulim i radhës.

Ai së bashku me Muhamet Halilin (një fosil tjetër politik) dhe Nexhat Bexhetin (një pushtetoman naiv) vazhdojnë me manipulime dhe keqpërdorim të emrit të PPD-së, dhe për kete arsye tanimë është ngritur procedurë penale kunder tyre.

Ndjejmë keqardhje se duhet te shkruajmë për gjera kaq banale, por jemi te detyruar ngaqë si duket dikush vazhdon të shtyjë agjenda që janë kundër ringritjes së PPD-së.

Me respekt,
Komisioni për informim i PPD-së