Partia për Prosperite demokratik vizitën e zyrtares së lartë të Stejt departmentit amerikan zonjës Victoria Nuland, e vlerëson shumë të rëndësishme , përfundimisht për zgjidhjen e ngërçit politik që ka kapluar institucionet e vendit.
  Zëvendës sekretarja Nuland padyshim se ishte e qartë dhe plotësisht e informuar për çështjet që partitë politike si protagoniste të krizës me urgjencë duhet ti përmbushin. Kjo vizitë fuqishëm reflektoi faktin se SHBA-të janë pa hezitim të interesuar për rrugëtimin Euro-atlantik të Maqedonisë , për nevojën e pregaditjes së zgjedhjeve kredibile dhe të besueshme, për funksionimin pa ndërhyrje dhe pengesa të Prokurorisë së Përgjithshme Speciale  dhe institucioneve tjera, si dhe për funksionimin e demokracisë, kusht për të cilën është vendi të ketë media të lira.
  Vlerësojmë se i gjithë ky synim është kompatibil me përcaktimet politike të PPD-së.

Me rrespekt,

Shërbimi për informim