Kjo është një periudhë kyçe për arritjen e marrëveshjes për plotësimin e kushteve të nevojshme për zgjedhje të lira dhe demokratike, është theksuar në takimin e sotëm me liderin e LSDM-së, Zoran Zaev me diplomaten amerikane, Viktoria Nulland me të cilën ka diskutuar për krizën politike në Maqedoni dhe mënyrat e zgjidhjes së saj.

Bashkërisht është konstatuar se duhet siguruar një Listë Zgjedhore e pastër, e besueshme dhe të ketë raportim objektiv në medie dhe se me plotësimin e këtyre kushteve, bashkërisht është konstatuar mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në nëntor.

Është potencuar patjetërsueshmëria për formimin e Qeverisë që do t`i organizoj dhe zbatoj zgjedhjet e rregullta ku do të vendos vullneti i lirë i qytetarëve si dhe pa dallim të ndryshimeve që po i bën qeveria në Ligjin për punë të brendshme, Qeveria duhet formuar në pajtueshmëri me të gjitha aspektet e Marrëveshjes së Përzhinos.

Zaev ka porositur se zgjedhjet e shpejta dhe të drejta do ta shpëtojnë Maqedoninë nga fundosja ekonomike dhe financiare e shtetit dhe mënyra jo demokratike e sundimit që po ia dëmton perspektivat euro atlantike.

“Qeveria me qëllimin për futjen borxh përmes flet obligacioneve evropiane, me ligjin për reklamim qeveritar , me ligjin për MPB, po sjell dëme të mëdha ndaj interesave të qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Zaev.