PRANVERËN E DINJITETIT 

 

Bashkimi Demokratik për Integrim duhet të vetëdijësohet se duhet të heqë nga vehtja sintagmën se -Bdi është trashigimtare e UÇK-së-.
Ushtria Çlirimtare Kombëtare kuptohet është emblema dhe vlera sublime e shqiptarëve në Maqedoni dhe më gjërë. Por ajo në asnjë mënyrë nuk duhet të përvetësohet aq më pak ,një parti politike të thiret si trashigimtare e sajë. Ky pohim mund të justifikohet me shumë argumente por po e theksojë vetëm atë më të thjeshtin, fundja trashigimtarë i diçkaje është secili që ka kontribuar në forma të ndryshme për ndërtuar e kalitur një diçka që pretendohet të trashigohet.

Përkujtimi dhe tubimi ,,Pranvera e Dinjitetit,, në Kala të Sellcës kam theksuar edhe më parë se është eveniment që ka performansat dhe arsyet e fuqishme për të patur statusin e një manifetsimi tradicional.

Por duke marë parasyshë këte të fundit po edhe vitet e kaluara , kësaj rradhe në manifestim ishte prezencë shum e vogël e shqiptarëve të këtyre trojeve. Nëse nuk ndryshohet diskursi i protokolit të këtij manifestimi, mund të ketë të ngjarë që ky eveneiment sa më shumë të kalojnë vitet aq më shumë edhe të zbehet.

Si është e mundur , në vazhdimësi përsëri duke u thirur në ,,trashigiminë,,- Bdi-ja si parti politike të jetë organizatore dhe të imponojë protokollin dhe diskursin e fjalimeve një dekadë e gjysë stereotipe dhe të përsëritshme.

Pra një dekadë e gjysë këta fjalamanë në binën e këtijë evenimenti në vazhdimësi me përsëritje të njëjta, shqiptarëve të tubuar aty , ua topitin mendjen me ate se çka kanë bërë DËSHMORËT E KOMBIT PËR LIRINË DHE BARAZINË TONË, por kurrë këta trashigimtarë të BDI-së nuk treguan qartë në atë binë se çka bënë këta për ata dëshmorë që prehen në kështjellë.

Ata që mund të binin në sy ishin vetëm benzat e zi të zyrtarëve të Bdi-së në qeveri,ndërsa qytetarët ndjehen të mashtruar.

Ky eveniment ndaj mendimin se duhet të manifestohet herave tjera me hartim të protokollit të hartuar nga këshill unifikues dhe profesionist të fushës , por të ndihmuar në forma të ndryshme nga të gjithë ne.

Qenan Aliu