Në 15 vjetorin e fillimit  të luftimeve të para në Kalanë e Tetovës, sot në Sellcë  u mbajt manifestimi “Pranvera e dinjitetit’  gjoja  në shenjë përkujtimi të dëshmorëve dhe sakrificës së popullatës së këtyre anëve gjatë vitit 2001.

 Ky manifestim tradicional  për dallim nga vitet e kaluara  këtë vit  më teper i ngjasonte një mitingu elektoral të BDI-së.  Ashtu  si  edhe në cdo  përvjetorë edhe sot u munduan të dërgojnë mesazhe   gjoja   në nderim  të atyre që sakrifikuan dhe dhanë gjithcka nga vetja në luftën e 2001.  Këta sot  na  folën për  ca “ideale” dhe  “amanete”, që  edhe vetë i kanë humbur dhe nuk u besojnë.! E si të ju besojnë shqiptarët , ku  ju edhe  pas 15 viteve   nga mbarimi i luftës , po  edhe aq viteve  në pushtet, nuk arritët të  rregulloni statusin e  ish pjesëtarëve,  të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së,   Ndërkohë që statusi i branitelave ka kohë që është rregulluar.   Edhe pas 15 viteve nga mbarimiti  luftës ushtarët tuaj vazhdojnë të dergjen burgjeve, e të mos flasim për ata që tash nuk janë më , sepse ju  i vratë.

Sot mbas 15 vjetëve të përfundimit të luftës   të gjithë ne jetojm më keq se dje. Ekonomikisht të shkatërruar, politikisht të nëpërkëmbur,  me arsim të rrënuar  mungesë të ujit të pijshëm në të gjitha vendbanimet shqiptare, rrugë të vjetëruara, njerëz të pa punë  dhe të pa shpresë, të gjitha këto duke ju “falenderuar juve”, që ende keni fytyrë  të shkoni të bëni homazhe dhe të përkuleni para vareve të  atyre që  me të vërtet  kishin  një ideal të ndryshëm nga  ideali  juaj ” PUSHTETI”. /fol.mk