Ziadin Sela thotë se në ndryshimet Kushtetuese, përveç përfshirjes së gjuhës shqipe, Sela thotë se ka edhe disa tjera elemente. Duke nisur nga preambula e Kushtetutës së Maqedonisë, ka thënë ai.

“Qytetarët e Republikës së Maqedonisë, populli maqedon, si dhe qytetarët tjerë që jetojnë në Republikën e Maqedonisë dhe që janë pjesë e popullit shqiptar, turk, rom, vlleh…”, ka thënë Sela kështu nisë preambula e Kushtetutës së Maqedonisë. Tha se që në start është diskriminuese. Ka shtuar se nuk është Kushtetutë e cila garanton liri dhe të drejta dhe promovon vlera, por që në fjalinë e parë promovon antivlerë.

Maqedonasit, thotë Sela, bëjnë përpjekjet për të ndërtuar një shtet, një nacional të tyre dhe vetëm për ta.

Sela ka thënë se partia e tij do të insistojnë që këto definicione si, “jetojnë, ose kur ndahet një popull nga një tjetër popull”, të hiqen nga Kushtetuta.

“Fjalia të nisë dhe të përfundojë duke u numëruar popujt sipas madhësisë që kanë atje”, tha ai.

Ka thënë se Maqedonia dhe Kushtetuta në Maqedoni gjithnjë problem.

“Maqedonia në vitin 1991 shpalli pavarësinë e saj mbi bazën e heqjes së të drejtave të një të tretës së popullatës shqiptare që ka jetuar dhe është autoktone në Maqedoni”, tha ai.

Sela tha se do të ketë vështirësi t’i shtyjnë përpara këto propozime sepse sipas tij, ka munguar koordinimi mes subjekteve politike shqiptare.

“Ne vlerësojmë se shqiptarët e Maqedonisë janë degë e një trungu të përbashkët shqiptar, dhe në këtë moment që po flasim, Shqipëria është anëtare e NATO-s, NATO është në Kosovë dhe shpresojmë që edhe Kosova të bëhet anëtare e NATO-s, dhe shqiptarët në Maqedoni assesi nuk duhet t’i lejojnë vetes një ndarje të re nga ky trung kombëtar”, tha Sela në Interkativ.

Për qasjen e Ali Ahmetit të BDI-së, në bashkëpunimin mes partive shqiptare në Maqedoni, Sela tha se ai bënë gjithnjë ikje nga përgjegjësia dhe vë veten në shërbim të gjithësecilit që nuk i shkon përshtati. “Ai i ikë edhe debateve me mua”, tha ai.