Nënkryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Rexhep Prekopuca në një intervistë për Alsat-M, ka sqaruar se pas ndryshimeve ligjore në Kodin Zgjedhor për të cilat ranë dakord partitë kryesore, KSHZ-ja është obliguar që të kërkojë nga rreth 40 mijë votuesit e dyshimtë për LSDM-në, ta konfirmojnë edhe një herë të drejtën e tyre të votës.

Në këtë mënyrë ai, ka lënë të kuptohet se këtyre votuesve po u kontestohet padrejtësisht e drejta e votës. Më tej, Prekopuca ka thënë se lista zgjedhore është e pastruar dhe se Komisioni është i gatshëm për organizimin e një procesi të rregullt zgjedhor.