Reperi 2Ton këtë vit ka qenë shumë aktiv me projekte muzikore si dhe me koncerte.

Vetëm pak kohë pas publikimit të këngës “Mercedes-BMW”, reperi kishte paralajmëruar këngën e re, shkruan lajmi.net.

Projekti sapo u publikua dhe mban titullin “Ma ka thy”, 2Ton e sjell në duet me Ghulo, ndërsa këngës ia kanë bashkëngjitur edhe videoklipin.

Kujtojmë që projekti i fundit “Mercedes-BMW” nga 2Ton ka marrë mbi 1 milionë klikime në kanalin YouTube.

Më poshtë mund ta dëgjoni projektin më të ri nga 2Ton dhe Ghulo.