Alternativa për Ndryshim në Preshevë ka dalur si forca e re politike me rezultat bindshëm fitues në zgjedhjet lokale. 40 vjeçari Shqiprim Arifi një lider i ri në skenën politike në këtë komunë të Luginës, për më shumë se një vit nga formimi i partisë së re që tuboi kryesisht të rinjtë e pashpresë në këtë komunë, arriti të mposhtë dy partitë rivale PDSH që për 12 vjet ushtroi pushtetin në Preshevë, dhe partinë tjetër tradicionale PVD e udhëhequr nga politikani veteran para pensionimit, deputeti Riza Halimi.

Sipas rezultateve gati preliminare, Alternativa për Ndryshim ka arritur të fitojë deri tani mbi 4300 vota, derisa ende në epërsi është PDSH e kryesuar nga Ragmi Mustafa që deri tani ka siguruar mbi 5300 vota. Në vend të tretë radhitet me numër pozitiv PVD e Riza Halimit duke siguruar 3700 vota. Pas tyre radhiten forcat e tjera më të vogla politike që nuk do të sigurojnë mandate këshilltarësh.

PDSH 5355

APN 4353

PVD 3693

VDI 469

UDSH 431

RD 472