Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj rezutlateve të zgjedhjeve në Serbi, duke i komentuar rezultatet preliminare si dëshpëruese.

Sipas Ahmetit, kështu nuk ka qenë as në vitet e ’90-ta.

“Vuciqi 52 përqind, Daçiqi 17, Shesheli 7 e besa ka gjasa me hy edhe partia ultraradikale Dveri. Partia Demokratike si duket mezi e ka kaluar pragun. Kështu as në vitet e ‘90-a nuk ka qenë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.