Nga Mali i Zi, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopoulos i ka dërguar një mesazh të qartë Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Turqisë.

Sipas tij, nëse duan që këto vende të kenë një perspektivë evropiane, duhet të respektojnë plotësisht ligjet evropiane dhe të drejtën ndërkombëtare.

Kreu i shtetit helen ka qenë më agresiv me Shqipërinë ku ka thënë se Greqia mbështet perspektivën evropiane të Shqipërisë, por mosrespektimi i minoritetit grek dhe pretendimet për çamët, përbëjnë dy pengesa të pakapërcyeshme për Shqipërinë drejt Bashkimit Europian.