Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka bërë të ditur sot se nuk do ta nënshkruaj ligjin për gjuhët të cilin e miratoi parlamenti i Maqedonisë para një jave. Duke iu drejtuar opinionit publik përmes një mesazhi, ai theksoi se arësyetimin ia ka dërguar parlamentit, ndërsa u bëri thirrje ligjvënësve që t’i rishikojnë vërejtjt e tij.

“Ligji u miratua pa një debat publik dhe pa opozitën”, thekson presidenti maqedonas duke shtuar se ligji po ashtu u miratua pa një direktivë të Bashkimit Evropian.

Ligji avanconte gjuhën shqipe e cila do të mund të përdorej në institucione të larta shtetërore dhe publike ku nuk përdorej deri më tani.

I takon parlamentit që të vendosë në një lexim të tretë, ku sipas pritjeve, ligji do të miratohet edhe një herë, pa pasur nevojë për të debatuar më mbi të.