Do ta respektoj Kushtetutën e Maqedonisë dhe mandatin do t’ia jap vetëm partisë e cila do të garantojë që e ka shumicën në Parlament. Kështu tha presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov në një paraqitje para gazetarëve pas takimeve të tij të sotme me partitë politike të Maqedonisë.

“Mandatin do ta merr partia e cila do të sigurojë që e ka shumicën e deputetëve për të krijuar Qeverinë e Maqedonisë, ose shkurt thënë- para dua vërtetim dhe dëshmi se e ka shumicën më pas do të merr mandatin” tha mes tjerash Ivanov.