Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, pas takimeve me liderët e partive parlamentare, tha se mandat për formimin e Qeverisë së re do të marrë subjekti politik që do të sigurojë shumicë parlamentare, për të cilën Ivanov kërkon dëshmi.
“Pas konsultimeve të hapura, dua t’ju informoj se mandat për formimin e Qeverisë së re do të marrë partia ose koalicioni i cili do të më informoj dhe dëshmojë se ka siguruar shumicë në Parlament. Me fjalë të tjera, fillimisht vërtetim dhe dëshmi për shumicë, pastaj mandat për formim të Qeverisë, në pajtim me Nenin 90 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë”, deklaroi Ivanov.