Presidenti Pendarovski, uroj besimtarët islam me rastin e festës së Fitër Bajramit. Me këtë rast Presidenti  në urimin e tij të gjithë besimtarëve islam ju dëshiroj që këtë festë ta kalojnë me fat, shëndet  dhe në harmoni me të afërmit tuaj.

Në fund të muajit të shenjtë të Ramazanit, pas një muaji agjërimi ju dëshiroj që të gjitha lutjet e juaja të pranohen dhe të mbizotërojë  solidariteti, humanizmi dhe ndihma ndaj gjithë vatyre që kanë nevojë.

Kjo festë le të na e përkujtoj se vetëm me angazhime të përbashkëta dhe respekt të ndërsjellët do të mund ti mbajmë të gjalla vlerat që na bashkojnë dhe sigurojnë mirëkuptim ndërmjet njerëzve dhe një të ardhme më të mirë.

Të nderuar bashkëqytetarë, këtë vit festa e Fitër Bajramit e festojmë në një kohë kur jo vetëm vendi jone por e gjithë bota ballafaqohet me një nga kërcënimet më të mëdha për njerëzimin.

E shfrytëzoj këtë mundësi, të ju falënderoj për përpjekjet e deritanishme dhe përkushtimin tuaj në mbrojtje nga pandemia. Ju ftoj të jemi të kujdesshëm dhe të disiplinuar dhe ti respektojmë udhëzimet në luftën me KOVID – 19  për të dalur në fund me këtë sfidë të gjeneratës dhe të sigurojmë jetë të shëndetshme për të gjithë në në të ardhmen. Festa e Fitër Bajramit, le të sjell paqë në zërat tuaja, rehati në shpirtin tuaj, gëzim dhe harmoni në shtëpitë tuaja.

URIME Fitër Bajramin