Nga frika e reagimit qytetar pas skadimit të afatit për vendosjen e filtrave, si dhe paralajmërimet serioze për protesta  të mëdha qytetare si duket  e vunë në siklet  kësaj rradhe si qeverinë ashtu   edhe udhëheqësinë e  kombinatit Jugohrom . Njëjtë si vitin e kaluar    pas protestës madhështore  të organizuar nga shoqata nëna dhe fëmija si dhe shoqata ambientaliste eco guerila,  me çrast  Jogohromi u detyrua të ndërpres punën respektivisht të mbyllej për një periudh të caktuar, për të rifilluar sërish në momentin kur u duk  në horizont se zgjedhjet e paraljamëruara ishin larg.

 Edhe vendim i sjellur sot  sipas të gjitha gjasave më tepër është vendim politik  sepse frika  këtij pushteti tashmë  i ka hyjë deri në palcë. Besimi i qyetarëve ka vite që është humbur  përderisa  ka lejuar me vite të tëra  të helmon qytetarët e pollogut ,nga emetimi i grimcave të rrezikshme që ky kombinat emetonte për çdo ditë . Edhe pse menaxhmenti i kësaj kompanie ka njoftuar opinionin   për vendimin për ndërprerje të punës , por qytetarët  janë skeptikë se ky vendim do të respektohet, sepse nga ajo që jemi mësuar të shohim deri më tani ky kombinat ka rrezik të riahapet sërish me përfundimin e zgjedhjeve, nëse ndodh që partitë në pushtet të përdorin zanatin e vjetër të vjedhjes së votave dhe sigurojne edhe një mandat qeverisjeje. Poashtu një dilemë mbetet , se cili është dëmi i vërtet i shkaktuar gjithë këto vitë të punës së jashtëligjhme të këtij kombinati, dhe se qytetarët shpresojnë se me  mbylljen e përkohshme të këtij ”ndotësi ”BOMBAT EKOLOGJIKE”   që rrezikojnë jetën e qytetarëve janë ende të shumta, ku më problematike vazhdon të mbetët deponia e egër në Tetovë që edhe pas katër viteve në pushtet vazhdon tia hajë ”kokën Teuta Arifit!

jugohrom-mbyllje