Teknolologjia po ecën me hapa të shpejtë duke na habitur dita-ditës me pajisje të reja mjaft interesante. Një produkt i tillë është edhe tastiera Vensmile K8. Kjo pajisje është krijuar duke u bazuar në konceptin “all in one”.
 
Vensmile K8 është një tastier e levizshme gome që mund të paketohet për ta marrë me vete kudo që shkoni. Tastiera ka një ekran të bashkangjitur që punon si një kompjuter. E veçanta e kësaj tastiere është se përpos ekranit që mbart me vete mund të lidhet me çdo pajisje tjetër me anë të WiFi ose Bluetooth.
 
Ndonëse është një tastiere, fakti që është e ndërtuar me material gome ju mund ta merrni atë me vete kudo duke e palosur dhe mos u shqetësoni për goditjet e mundshme që mund t’i marrë pasi ajo mund t’i përballojë shumë mirë.
1 2 3 4