Sot u prezantua propozim-koncepti për reforma në arsimin teknik që përgatitet disa vite me radhë, për të cilën, Ministria e arsimit dhe shkencës ka nënshkruar marrëveshje me një konzorcium ndërkombëtar italo-turko-britanik.

Këta ekspertë kanë përvojë të pasur në reformimin e arsimit profesional. Koncepti bazohet në analizën e detajizuar të profileve për arsim dyvjeparë dhe trevjeçarë.

Në diskutimin publik u tha se profesionet që do të konstatohet se nuk zbatohen më, propozohet që të hiqen, kurse disa të rishqyrtohen dhe të modifikohen me kushtet bashkëkohore.