Partia qeveritare VMRO-DPMNE njoftoi se qëllimi  i pres konferencës së sotme  të Prokurorisë Speciale Publike (PSP) ka qenë që të mbulohen, siç citohet në reagim, deklaratat skandaloze dhe premtimet e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev të dhëna para diasporës shqitare në Zvicër.

Sipas VMRO-DPMNE-së, prokuroria speciale Katica Janeva konfirmoi se  është dora e vazhduar e Zaevit dhe pa asnjë lloj argumenti, e ka shkelur profesionin e jurustitr dhe ka hyrë në fushatë poitike.

Prokuroria Publike Speciale, theksoi VMRO-DPMNE,vendosi që të inkuadrohet në fushatën zgjedhore që para se të fillojnë karavnet zgjedhore dhe të zyrtarizohet fillimi.

Janeva, citon partia qeveritare, sot nuk ka sqaruar se si kryetari i VMRO-DPNE-së, Nikolla Gruevski, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe të gjithë funksionarët e tjerë të VMRO-DPMNE-së ishin personat që  më tepër ishin përgjuar.

“Shumë më e ndershme do të ishte kundrejt qytetarëve nëse Katica Janeva kandidohej për bartës të listës të LSDM-së, në vend që në këtë mënyrë ta keqpërdorë pozitën zyrtare dhe autorizimet” thuhet në reagimin  VMRO-DPMNE-së.