Të gjithë po presin me kureshtje 8 tetorin kur familja mbretërore shqiptare do të organizojë dasmën e shumëpritur të Princit dhe Princeshës.

Për ata që nuk do të kenë mundësi të jenë në dasëm, për shkak të numrit të limituar të të ftuarve, të hënën në Pallatin mbretëror organizohet një festë me miqtë me të afërt të çiftit, për të festuar pa protokoll. Atmosfera e ngrohtë shoqërohet nga ritmet e muzikës klasike e asaj rinore të cilat ndezin festën.

Veshjet nuk i ngjajnë aspak atyre që do të vishen një javë më pas, ku do të zbatohet ceremoniali mbretëror. Të ftuarit po kënaqen, veçanërisht miqtë e përbashkët të cilët nuk humbasin kohë të kujtojnë momentet e bukura me çiftin.

Me shumë se çdo gjë shijojnë bisedat e shkujdesura të kombinuara me verën e përzgjedhur posaçërisht për eventin.
Surpriza e festës ishin një grup shqiptarësh nga Shkupit të cilët të veshur me kostume popullore, i dhuruan çiftit një tortë me hartën e Shqipërisë Etnike.

Detajet e organizimin ishin gjithashtu pjesë e rëndësishme e mbrëmjes.

Tashmë na mbetet vetëm të presim ditën, ku do të kemi mundësinë të shohim si rrallë herë disa nga kurorat më të njohura në botë, shumica e të cilave shkelin tokën shqiptare për herë të parë./Tch