Pritet dorëheqja e Putin? Ka probleme shëndetësore

Vladimir Putin mund të dorëhiqet si president i Rusisë për shkak të “problemeve shëndetësore”, pretendon një burim i brendshëm në Kremlin.

Putin mund të detyrohet të shkojë në dorëheqje për shkak të disa rrethanave që nuk e lejojnë atë të udhëheqë vendin.

Analisti politik, Valery Solovey thotë se Putin nuk ndihet mirë dhe mund të largohet vitin e ardhshëm nga politika, raporton panorama.

Profesori i Institutit Shtetëror të Moskës për Marrëdhëniet me Jashtë thotë se presidenti do të shmangë daljet në publik gjatë vitit 2017.

Kryeministri aktual Dmitry Medvedev dhe ish-truproja Alexei Dyumin përfliten si zëvendësuesit e Putin.