Administrata publike është fushë që ende çalon në Maqedoninë e Veriut. Raporti i fundit i Komisionit Evropian e cilëson me përparim më të vogël.

“Administrata këtë vit kemi rënë për një notë më pak, në krahasim me raportin e fundit kur kishim përparim të mirë”, tha Angel Mojsovski – Hulumtues Instituti për Politikë Evropiane.

Tani kemi përgatitje mesatare dhe progres të moderuar, shpjegon Mojsoski, hulumtues në Institutin për politikë evropiane.

– Advertisement –

“Kjo nuk do të thotë rënie në administratë, por se nuk është ndërmarrë mjaftueshëm që të adresohen propozimet nga raporti i kaluar”, u shpreh Angel Mojsovski – Hulumtues Instituti për Politikë Evropiane.

Rekomandim kryesor është të futet në funksion ligji për Shërbimin e lartë udhëheqës, siç janë sekretarët shtetërorë dhe punësimi i tyre në bazë merite.

– Advertisement –

“Sepse tani punësohen me gjysmë-meritë”, thotë Angel Mojsovski – Hulumtues Instituti për Politikë Evropiane.

Propozimi i dytë është që të përfundohet me analizën funksionale, që nënkupton se disa institucione të zvogëlohen, të bashkohen me të tjera dhe rishpërndahen të punësuarit. Rekomandimi i tretë është tërësisht të zbatohet Ligji për procedurë administrative.

“Ajo që theksohet edhe në raportet e kaluara është se punësimet e përkohshme shpesh herë përdoren që të shmanget ligji për administratorët, këtu problem janë edhe agjencitë për punësime të përkohshme sepse përmes tyre kryhet e gjithë puna dhe nuk publikohen shpallje publike për punësim”, thekson Angel Mojsovski – Hulumtues Instituti për Politikë Evropiane.

Në raport thuhet se Administratën Publike është bërë progres për të përmirësuar transparencën, por përmendet nepotizëmi, punësimet me mik dhe përmes ndikimeve politike.

“Komisioni Evropian konstaton se Komisioni Antikorrupsion ka filluar të punojë për këto raste dhe t’i tregojë publikisht rastet e nepotizmit në qeveritë e kaluara dhe në këtë qeveri”, u shpreh Angel Mojsovski – Hulumtues Instituti për Politikë Evropiane.

Sa i përket përfaqësimit të drejtë nuk jemi keq, thotë Mojsovski, kjo nuk nënkupton vetëm punësimet në bazë të përkatësisë etnike, por edhe atë gjinore.

“Problem mund të jetë ajo që nuk ka gra në poste të larta udhëheqëse”, potencoi Angel Mojsovski – Hulumtues Instituti për Politikë Evropiane.

Numri i të punësuarve sipas Marrëveshjes së Ohrit ka filluar të bie, tregon ai, sepse kanë filluar të rishpërndahen.

“Problem është tani për ata që mbeten sepse patjetër duhet tu gjendet vend kurse kjo bie ndesh me ligjin për nëpunës administrativë ku propozohet punësime në bazë të meritës, kurse rishpërndarja nuk d.m.th se do të jetë aq me meritë por më shumë si e imponuar”, deklaron Angel Mojsovski – Hulumtues Instituti për Politikë Evropiane.

Duhet përforcuar kapacitetet teknike të cilat janë notua se janë shumë të dobëta.

“Ne nuk kemi kapacitet e të mjaftueshme njerëzore, nuk ka kuadër të mjaftueshëm cilësor, ose nuk ka aspak kuadër. Kjo do me thënë, nëse ata nesër mund të na sjellin 100 miliardë, e ne nuk do të kemi kapacitete si ti shpërndajmë, do të jetë para të çuara dëm”, shprehet Angel Mojsovski – Hulumtues Instituti për Politikë Evropiane.

Kapacitetet mund të përforcohen në disa mënyra, rroga më të larta, më shumë trajnime si dhe punësime në bazë të meritës, e jo në baza partiake.