Mirjana Najçevska, profesoresh e së drejtës ndërkombëtare, në statusin e saj në FB-uk fton në protestë të gjithë intelektualët dhe qytetarët , pa dallim nacionaliteti, besimi, ngjyre dhe race të cilët e duan Maqedoninë, të dalin në protestë për të shpëtuar vendin nga pushteti i korruptuar dhe i kapur nga grupe kriminele!

Profesoresha thotë se në rrugë nuk është si e shitur, por për të ngriturzërin kundër një vendimi antikushtetues, të cilin Presidenti Ivanov e përdori për të falur kriminelët që e sollën shtetin buzë greminës. Bëhet fjalë për Vendim që Presidenti, i cili duke nxituar të fal kriminelët, është vënë në rolin e Gjykatës Kushtetuese, Kuvendit të Maqedonisë tani kur ai nuk ekziston, për të vepruar si ai të dëshiron.

Kështu, profesoresha e guximshme, zbardh se Presidenti i Maqedonisë, në vendimin e tij skandaloz dhe jo kushtetues, thirret në nenin 11 të ligjit për falje, ndonëse ajo dispozitë ligjore që ishte pjesë e ligjit nga viti 1993 u abrogua nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2009, ndërsa tani, nga po e njëjta Gjykatë Kushtetuese, ai vendim është shpallur si jokushtetues! Por, Ivanovi sikur ka harruar se Gjykata Kushtetuese nuk propozon dhe as nuk miraton dispozita ligjore! Ai e di shumë mirë se Kuvendi është vendi ku miratohet ndryshimi dhe plotësimi i ligjeve. Dhe, pikërisht nga fakti se neni 11 i ligjit nga viti 1993, i abroguar nga Gjykata Kushtetuese në vitin 2009, dhe është shpallur jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese tani, nuk është inkorporuar automatikisht si pjesë e ligjit për falje pa u miratuar nga Kuvendi.

Në këtë situatë, kur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk pati miratim të dispozitës ligjore në Kuvend, ndërsa Presidenti Ivanov vendimin e tij, për faljen e kriminelëve të VMRO-së, e bazon në nenin 11 të ligjit për falje, pikërsht në dispozitë ligjore e cila nuk ekziton, vendimi i Presidentit përveç se është jokushtetues, është edhe skandaloz.

Prandaj, përfundon Profesoresha Najçevska në statusin e saj në Facebook, vendimi i Presidentit Ivanov për faljen e kriminelëve të pushtetit është vendim poaq kriminel sa edhe veprat e atyre që ai i fali! /GESh