rsz_qenanShkruan: Qenan Aliu

 

Mllefi ka arritur kulmin !

 Miq të dashur, Mllefi tek qytetarët e këtij vendi ka arritur kulmin. E vërteta doli në shesh. Është saktësisht e detektuar se e gjithë  kjo VARFËRI dhe krizë e madhe sociale për këta qytetarë ka ardhur si rezulltat i shpërdorimit maramendës të parave publike, korrupsionit gallopant dhe politikave publike që kanë patur për synim trasimin e rrugës për të arritur tek larja e parave dhe pasurimi i dinastive të pushtetarëve. Përmes rrjeteve sociale po njoftohemi se protestues të mllefosur kanë hyrë edhe në oborin para shtëpisë së kryetarit të komunës së Manastirit, një ndër të aboluarit nga Gjorgje ivanov. Ata janë të irituar ”DO DASKE” prej kur dëgjuan ministrin e finansave , bashkpartiakun e tij duke e përshkruar Talevskin si tejet të korruptuar , bile duke konstruktuar vetëm një nga tenderët edhe ate siç thoshte Stavrevski ”KORUPTIRAN DO DASKE” .

Miq të dashur, e kam pohuar edhe më parë, poqëse të inkriminuarit në plaçkitjen e këtij populli këtë dekadë nuk dalin para drejtësisë, mbani mend se populli do ta mer drejtësinë në duart e veta, por jo për materialet e përgjimit siç thotë z. Ahmeti por për hajninë që kanë bërë. Më vjen para syve pamje se si do të dukeshin revoltat eventuale. Turma të njerëzve të frustruar nga varfëria por të irituar në shpirt nga gjithë ajo që dëgjuan dhe që kanë për të dëgjuar në materialet e përgjuara  por edhe nga ajo që shofin dhe ndjejnë në shpirtin e tyre. Do tju hynë në pronat e tyre të HAJDUTOKRATËVE, do tua thejnë kuzhinat moderne, do tua marin me forcë gjithçka të vlefshme, veturat luksoze do tua djegin para hundëve, vilat, restoranet, pizzeritë do tua demolojnë dhe do tua STIGMATIZOJNË si VAKËFE që në të ardhmen tu shërbejnë vetëm për skamnorët, pasuritë e patundshme të truallit do tua shënojnë me TABELA që nuk do të mund ti dëmtojnë edhe kushtet klimatike me mbishkrimet se; ”KJO TOKË ËSHTË E POPULLIT E KANË BLERË HAJDUTËT ME PARAT E POPULLIT”, ai truall poashtu do të mbetet si vakëfet, te ata kudo në teritorin e Maqedonisë do të mbjellen lule, drunj për gjelbërim të ambientit por nga dashamirësia e atyre që do të duan të kontribuojnë për funksionimin e demokracisë ,lirisë dhe barazisë në këtë vend. Pra askush nuk duhet të pret abolimin apo të synojnë për tu fshehur, GJITHÇKA është e evidentuar, e detektuar dhe vetëm mbetet një ditë organet të zbatojnë drejtësinë. Sepse e kemi thënë edhe më parë ”Nëse nuk do të ketë Drejtësi nuk mund të ketë as qetësi për pushtetin”.

©fol.mk