E pabesueshme se çfar ka shkruar profesoresha universitare maqedonase Biljana Vankovska, informon portali “tetova1”.

Profesoresha maqedonase në mënyrë indirekte ka bërë ndërlidhjen e viktimave nga aksidenti i sotëm me humbjen e jetës së 10 ushtarëve maqedonas në Karpallak në konfliktin e vitit 2001.

Çfar tragjedie dhe ironija: Karpallak, shkruan Vankovska.

Dhjetë rezervistë të ushtrisë humbën jetën në Karpalak më 8 gusht 2001, kur karvanit të tyre iu ngrit një pritë nga guerilët shqiptarë.

Ushtarët, të gjithë nga Prilepi, vdiqën kur kamioni i tyre i ushtrisë u godit nga një granatë. /tetova1/