Ndonëse KSHZ akoma nuk ka dhënë vërtetimet për deputet që pritet t’i jep ditën e mërkurë më 28 dhjetor, Parlamenti pritet që të konstituohet ditën e premte më 30 dhjetor, e më pas vijojnë afatet tjera sipas kushtetutës për formimin e institucioneve shtetërore edhe pse tashmë kanë nisur të bëhen kalkulimet e para me atë se kush me kë do bëj koalicion dhe si duhet të duket ai koalicion.
Ish anëtari i gjykatës kushtetuese dhe profesori Bajram Pollozhani, propozon që qeveria e ardhëshme të jetë politike me koalicion të zgjeruar për një mandat 2 vjecar deri në zgjedhjet presidenciale por që të ketë një agjendë të definuar me asistencë ndërkombëtare.
“Jo qeveri teknike por qeveri politike me koalicion të gjerë për një mandat 2 vjecar deri në zgjedhjet presidenciale me agjendë të definuar qartë në një marrëveshje politike me asistencë ndërkombëtare ku do të përfshihen cështje me prioritet shtetërorë drejtë reformave në drejtësi dhe eurointegrime plus avancim të pozitës kushtetutese-juridike të shqiptarëve duke konsideruar edhe vendimarjen me mazhorancat e cilësuar në parlament ajo e Badinterit dhe 2/3 në mënyrë që kuvendi të ushtrojë të gjitha kompetencat ligjvënëse”, kështu komenton një variantë rreth koalicionit të ardhëshëm profesori Pollozhani.
Sipas profesorit Pollozhani, ky është momenti i kushtëzimit dhe duhet shfrytëzuar për vendosjen e një shteti juridik.
“Pastaj le të shkohet në zgjedhje të parakohëshme për t’u kthyer në pluralizëm demokratik e parlamentar dhe qeveri politike dhe pozita e opozita të mirëfillta parlamentare te blloku maqedonas dhe shqiptarë, aleanca zgjedhore etj, ky është momenti i kushtëzimit nacional shqiptarë por edhe demokratik për sendërtimin e shtetit juridik, në sundimin e së drejtës, siguri eurointegruese e prespektivë ekonomike, cfarëdo tjetër do të vazhdojë e thellojë krizën politike me përshkallëzime të pa parashikuara e të rezikshme dhe për më gjerë në rajon andaj duhet pjekuri dhe përgjegjësi politike”, ka thënë më tej profesori Pollozhani, transmeton Zhurnal.