Prokuroria Speciale gjatë ditës së sotme ka lëshuar ftesa në adresën e disa funksionarëve të partive qeverisëse BDI-VMRO, ndër të cilët janë edhe zv.kryeministri nga radhët e BDI-së Musa Xhaferi dhe ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, mëson ekskluzivisht Fakte nga burime të PSP-së.

Dyshja Xhaferi-Mijallkov sipas informacioneve, janë ftuar që gjatë javës në vijim të japin dëshmi për dy raste të ndryshme për të cilat tani për tani PSP nuk dëshiron t’i publikojë.

Nga prokuroria janë shprehur se në rast të mosparaqitjes së personave të ftuar, ata do të sillen me anë të asistencës policore.

Ndryshe, edhepse nga partitë në pushtet Prokuroria speciale po pamundësohet në të gjitha format e mundshme, bashkësia ndërkombëtare fuqishëm është duke e përkrahur punën e saj, ndërsa e njejta është edhe shpresa e vetme për ta çliruar shtetin nga “pengmarrja” që tanimë sa vite i është bërë nga partitë e Ahmetit dhe Gruevskit.