Prokuroria speciale  në konferencën për shtyp të udhëhequr nga prokurorja Fatime Fetai ka bërë të ditur se është hapur rasti me emrin “Tortura” që ka të bëjë me burgosjen e ish ministrit të policisë, Lube Boshkovski në vitin 2011.

Sipas prokurores Fetai, arrestimi i Boshkovskit është bërë në mënyrë të kordinuar nga njësiti policor maqedonas “Alfat” me urdhër të ish drejtorit të shërbimit sekret  të Maqedonisë, Sasho Mijallkov.

Prokurorja Fetai dha dëshmi të qarta se është përgatitur kurth ndaj Boshkovskit nga ana e ish drejtorit të shërbimt sekret , Sasho Mijallkov. Ajo madje shkëputi disa nga bisedat të cilët edhe ishin vullgare por që dëshmon se Boshkovski është burgosur vetëm për shkak se është kundërshtar politik i VMRO-DPMNE-së dhe Nikolla Gruevskit.