Kopenhaga, Bratisllava dhe Berlini janë tre destinacionet drejt të cilave nga aeroporti “Aleksandri i Madh” në Shkup do të qarkullojë aerokompania e buxhetit të ulët “Vizer”.

Aerolinjat e reja do t’i promovojnë sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Vllado Misajllovski dhe përfaqësues të “Vizer” dhe të koncesionuesit të aeroporteve të Maqedonisë “TAV Maqedoni”.