Shkruan: Qenan Aliu

Të dashur miq,

Banorët e Bogovinës thuaja se janë të parët që dridhin atmosferën para godinës së objektit të komunës , për diçka që ata mendojnë se u bëhet ndërhyrje e palejueshme në ujësjellsin e fshatit ,, Ali Munishi ,,.

Pa ndërhyrë se a kanë të drejtë apo jo, por vetëm si fakt se treguan se qytetarët shqiptarë do ti lëkundin edhe pushtetet vendore kudo qofshin ato për shpërdorimet eventuale të tyre është diçka për ta përshëndetur.

Me që nuk jam në njohuri se saktësishtë si qëndron dokumentacioni por sipas mediave vetëm se komuna ujësjellësin donë ta merë në ekonomizim -pronësim ,sipas qytetarëve pa i përfillur ata.

Që në fillim po ua vë në dijeni se komuna ka të drejtë ta merë në ekonomizim për arsye se pushteti vendorë është kompetent të menaxhojë furnizimin me ujë të pijshëm për qytetarët. Por me që ai ujsjellës është ndërtuar me vetkontributin e banorëve, komuna nuk mund ta merë në ekonomizim apo në pronë pa i përfillur kushtet e këshillit vendorë apo këshillit që ka menaxhuar këto vite me atë ujësjellës.

Pra komuna nuk mund tua mer të drejtën që në marëveshjen për ta marë në ekonomizim apo pronësim atë rrjetë , pa i definuar se p.sh. po qëse ndonjë herë pushteti vendorë vendosën që atë rrjetë ta jepë në koncesionim publiko privat apo krjtësishtë në menaxhim privat, cilët do të jenë favoret dhe benefitet e qytetarëve për vetëkontributin e tyre etj, etj,

Pra me ta duhet detyrimisht biseduar dhe negociuar, nuk ka drejtë askush të vendos në mënyrë arbitrare aq më pak në kundërshtim me ligjet.

Pra ajo që më bënë përshtypje është fakti se këta banorë zbatojnë demokracinë dhe me protestë etablohen si pjesmarës në vendimmarje për një çështje konkrete që i tangon banorët, ndërsa ndoshta është tentuar tinëzisht nga pushteti lokal që ata të mos përfillen apo thjesht të mos informohen detajisht me ndonjë veprim të tillë të komunës.

Protesta ka këndellur qytetarët për vetëdijësimin e tyre për të drejtën e tyre si pjesmarës në vendimarrje, e zhdërvjellë kryetarin e komunës për të patur kujdes në të ardhmen dhe i zgjon nga gjumi këshilltarët e partive politike.

Sot demokracia lokale funksionoi në Bogovinë dhe kjo është mbi të gjitha, zgjidhje arihet në tavolinë.

qenan