Nga Lulzim Aliti

Partia në pushtet BDI, po keqqeveris me institucionet dhe se qytetarët të cilët janë kundër politikave të tyre përherë përpiqen të japin trajtime për ti gjunjëzuar ndaj tyre. Andaj, ju e keni të freskët ngjarjen me policin e Kumanovës, me inicialet B.R., të cilit pushteti i nxori gjoja se ka diplomë falco, dhe ndaj tij dëshirojnë ti hakmerren në format që vetëm kjo parti di me u hakmarrë. Prandaj, si bashkëqytetar e ndjej si obligim të shkruaj per B.R., policin të cilin shteti mundohet ta shantazhoj kinse ka diplomë falco, vetëm e vetëm që ta nënçmoj dhe ta degradoj nga shkaku se gjithnji ishte në mbrojtjen e shqiptarëve të Kumanovës. Ky i njejti gjithnjë ka qenë afër shqiptarëve të Kumanovës, saherë që ata kishin nevoj për sherbimet e SPB Kumanovë. Pra personi në fjalë, lirisht mund të themi se gjithnjë ka qenë i përkushtuar në problemet qe i tangojnë qytetarët e Kumanovës. Këtë akt tentimi njollosje të personalitetit të B.R unë e cilësoj si tentim për shkëputjen e shqiptarëve nga institucionet, dhe për ti ul në veprimtarinë e tyre që të mos ngrenë zërine  tyre për të drejtat e tyre individuale dhe kolektive.