Lëvizja qytetare “Protestoj” edhe sonte përfundoi protestën e 10-të, me kërkesat për tërheqjen e vendimit për falje nga presidentit Ivanov dhe anulimin e zgjedhjeve të 5 qershorit.

Përkrahësit e të ashtuquajturës “Koalicioni i larmishëm” protestën filluan para Prokurorisë Speciale, duke vazhduar më pas në rrugën pranë qendrës tregtare “Ramstor”, ku ata gjuajtën me ngjyra ndërtesën e Agjencisë për Shërbime Mediale.

Protesta vazhdoi para qendrës informative të BE duke përfunduar para Qeverisë. Protesta të ngjajshme kishte edhe në Strumicë, Veles, Prilep, Kumanovë dhe Ohër.