Qeveria ka bërë puç në Ministrinë e Punëve të Brendshme duke i ka shkaktuar goditjen e fundit sistemit juridik, akuzoi ministri Oliver Spasovski. Prej dje, katër kryeshefa, në Sektorit e brendshëm në Shtip dhe Strumicë si dhe në Sektorin për krim të organizuar dhe DSK nuk janë nën kompetencë të ministrit.

“Këto dy ditët e fundit drejtori i Drejtorisë për sigurim dhe kundër zbulim dhe sekretari shtetëror në Ministrinë e brendshme, jashtë kompetencve ligjore u japin urdhra me gojë të nënshtruarve për marrjen e zyrave, ndërrimin e bravës, heqjen e kartelave të një pjese të të punësuarve vendimet e të cilëve qeveria i zhvlerësoi në mënyrë joligjore”, deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Punëve të Brendshme.

Spasovski thotë se në MPB po mbizotëron një kaos i vërtetë dhe për këtë, tha se nuk merr kurrfarë përgjegjësie. Të kota kanë qenë edhe përpjekjet e tij që të bisedojë me udhëheqësin paralele në këtë Ministri. Dje për takim i ka thirrur drejtorët e DSK-së dhe byrosë për sigurim publik, por është paraqitur vetëm njeriu i parë i sigurimit publik, ndërsa pasardhësi i Mijalkovit nuk është paraqitur në këtë takim.

“Me këtë tregojnë se nuk janë të dëgjueshëm në pjesën e hierarkisë së punës dhe unë këtu do të marrë masa që më takojnë në bazë të dispozitave ligjore”, tha Spasovski.

Qeveria më 8 prill zhvlerësoi të gjitha vendimet e ministrave nga LSDM-ja në Ministrinë e brendshme dhe atë të punës dhe politikës sociale. Vendimi u morr në seancën ku të pranishëm nuk ishin Spasovski dhe Remenski. Në pyetjen se kush udhëheqë me MPB-në, Spasovski tha se për momentin edhe ai po pyet këtë./Alsat-M/