Protestuesit e iniciativës “Për Maqedoni të Bashkuar” edhe mbrëmë në ditën e 40 protestuan para Kuvendit duke bërë thirrje që deputetët të mos përkrahin siç thanë platformën e Tiranës. Ata u kërcënuan se do ti nxjerrin jashtë deputetët, në rast se tentojnë të votojnë diçka kundër Maqedonisë dhe interesave të saj.

Nga ana tjetër, u bë thirrje për masovitet më të madh javën tjetër, pasi që sipas tyre do të jetë vendimtare.(INA)