Kjo ishte pyetja të cilen Lajm” ia parashtroi zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani, mirëpo për të cilen, siç i ka hije një partie transparente, nuk na ktheu përgjigje katër ditë me radhë!

Shkup, 7 mars – Pse BDI, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi nuk po ngrejnë padi kundër ish kryeagjentit maqedonas, Sllobodan Bogoevski, kurse nga ana tjetër padisin gazetën “Lajm”? A do te thotë kjo se BDI brenda kohës është bindur se akuzat e Bogoevskit për rastin “Magjar Telekom” janë të vërteta, prandaj nuk e padisin? Këto ishin dy pyetjet të cilat “Lajm” ia parashtroi zëdhënësit të BDI-së Bujar Osmani, mirëpo për të cilat, siç i ka hije një partie transparente, nuk na ktheu përgjigje katër ditë me radhë!
Bogoevski në dëshminë e dhënë para Gjykatës së Nju Jorkut, ka thënë se Ahmeti dhe Musa Xhaferi kanë marrë 5 milionë euro ryshfet për të vazhduar monopolin e ndërmarrjes “Magjar Telekom” në tregun e telefonisë në Maqedoni. Sipas Bogoevskit, një gjë të tillë e kanë bërë në vitin 2005, kur BDI ishte në koalicion me LSDM-në, kurse Vllado Nuçkovski ishte kryeministër. Pas publikimit të kësaj dëshmie, Ahmetit dhe Xhaferi demantuan Bogoevskin dhe paralajmëruan padi, të cilën nuk e kanë parashtruar sot e kësaj dite. Juristët thonë se shkak pse janë bë “pishman hanxhinj” mund të jetë fakti se atyre në ndërkohë u janë prezantuar dëshmi plotësuese, me ët cilat janë bindur se Bogoevski ka të drejtë.
Dhe deri sa BDI dhe udhëheqësit e saj ende nuk kanë paditur Bogoevskin, kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti, si dhe dora e tij e majtë, Artan Grubi, kanë paralajmëruar padi kundër gazetës “Lajm”.
Analisti Arsim Sinani vlerëson se paditë daj mediumeve, tregojnë se udhëheqësit e BDI-së janë në gjendje të rëndë shpirtërore.
“Mendoj se më lehtë e kanë ti padisin mediat dhe gazetarët shqiptar pasi që sipas një logjike në këtë mënyrë mund t’i heshtin për dështimet që i kanë në vazhdimësi. Politikanët që merren me padi ndaj mediave janë thellësisht në gjendje të rëndë shpirtërore”, thotë për “Lajm”, analisti Sinani.
Sipas Sinanit, mungesa e padisë ndaj Bogoevskit, në njëfarë mënyre është pranim i fajit.
“Çështja Magjar Telekom është komplekse dhe është në hetim ndërkombëtar, normal se duan t’a menaxhojnë si problem pasi që vazhdimisht po ju dalin skandale nga më të ndryshme, një lloj rrëshqitje e situatës. Por koha është para dhe do të shohim si do rrjedh kjo çështje. Akuzat e Bogoevskit janë publike prandaj do duhej ta padisnin. Mospadia është një lloj pranimi i fajësisë në këtë rast”, thekson Sinani.
Në pjesën e dëshmisë së ish shefit të policisë sekrete të Maqedonisë dhe ish këshilltarit të Qeverisë Sllobodan Bogoevski, dhënë avokatit të Komisionit amerikan për letër me vlerë (SEC), lidhur me rastin “Magjar Telekom” dhe kompanisë së sajë motër – “Telekomi i Maqedonisë”, Bogoevski në mënyrë të hollësishme i përshkruan të gjitha operacionet dhe aktivitetet në të cilat ka marrë pjesë edhe ndërmjetësuesi i tyre, i angazhuar nga biznesmeni kontravers grek Dimitris Kondominas.
Gjatë seancës para gjykatën e Nju-Jorkut, Bogoevski ka dëshmuar dhe është përgjigjur në pyetjet e avokatit qeveritar amerikan, që kanë të bëjnë me miton e marrur nga partnerë të caktuar politikë pjesë e qeverisë së atëhershme, të cilin atëherë e kryesonte kryeministri Vllado Buçkovski.
Kështu, në transkriptin e publikuar në 25 faqe, Bogoevski i përmend Buçkovskin dhe personat A.A. dhe M.Xh. se në më shumë raste, më ndërmjetësim të njerëzve të Kondominas, kanë marrë mito në vlerë prej 7.5 milionë euro (në kesh).
Më tej, Bogoevski vërteton se në kuadër të “pejperit të ri” dokument ky të cilin e kishin përpiluar drejtorët e “Magjar Telekomit”, në bashkëpunim me këshilltarët e Buckovskit dhe Kondominas, në paragrafin 231, të ‘Non-pejper kontratës, i cili ishte nënshkruar nga Vllado Buçkovski dhe drejtorët e “Magjar Telekomit”, thuhet se prej shumës 7.5 milionë euro, 5 milionë kanë qenë për miqtë nga Tetova, kurse 2.5 milionë për palën A, Buçkovskit.
Në pyetjen nëse Bogoevski se me emrat e kujt kanë lidhje incialet А.А. dhe M.XH., ish shef i policisë Bogoevski ishte përgjigjur se këto janë inicialet e Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferrit.
Diplomatët: Nuk besojmë se Ahmeti ka qenë në prokurori për rastin “Cosmos”
Burime diplomatike në Shkup shprehin dyshime se rasti “Cosmos” ka qenë shkaku i vërtetë pse kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ishte i ftuar si dëshmitar në Prokurorinë Speciale Publike (PSP).
“Është e pabesueshme që Ahmeti të ketë qenë i ftuar vetëm për rastin “Cosmos’. Mendoj se shkaku kryesor për shkuarjen e tij është rasti ‘Magjar Telekom’”, deklaroi për “Lajm” një diplomat i huaj në Shkup. Zëdhënësja e Prokurorisë speciale, Lençe Ristevska,
“Bëhet fjalë për proces në fazë parahetimore, prandaj edhe nuk mund të japim detaje. Nëse vendosim të ngrejmë padi, atëherë mund të japim informacione shtesë”, deklaroi Ristevska, duke mohuar të tregojë edhe prokurorin apo prokuroren që ka marrë në pyetje Ahmetin.
Edhe vetë Ahmeti pas daljes nga prokuroria tha se nuk mund të japë detaje për shkaqet pse është thirrë aje.