“Vota etnike apo vota qytetare?” ishte tema që u debatua mbrëmë në emisionin Klik Plus. Përfaqësuesi i LSDM-së Edmond Ademi tha se nëse ata do të vijnë në pushtet, koncepti i tyre do të jetë që Maqedonia të jetë shtet i barabartë për të gjitha etnitetet. Ndërsa nga Lëvizja Besa kërkesat e tyre do të jenë avancimi i të drejtave shqiptare.

“Pse do të duhej shqiptarët ti besojnë LSDM-së?”, tha Arsim Sinani, Analist.

“LSDM shumë shpejt ka fillimi i muajit mars do të dal me një program të partisë, qartë ku flitet për shtetin për qytetarët edhe për konceptin e asaj se si e sheh këtë shtet. Në realit është në drejtim të asaj se e shohim një shtet të barabartë për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësin etnike”, u shpreh Edmond Ademi, nga LSDM.

“Në të kaluarën, periudhën e monizmit por edhe shtetin demokratikë të Maqedonisë gjitha  proceset politike kanë rrjedhur në baza etnike dhe nëse në gjithë këtë procese shqiptarët kanë qenë të anash kaluar, ne nuk mund të presim se BESA të jetë aq demokratike sa që kartën etnike ta hedh anash dhe të themi se ne jemi qytetarët të Maqedonisë”, tha Bekim Saliu, nga BESA.

Se a do ta legalizoj gjuhën shqipe,  LSDM dhe Zoran Zaev nëse në të ardhmen do ta udhëheqin Qeverinë, Arta Toçi nga LR-PDSH tha se, shqiptarët nuk duhet të presin nga dikush tjetër, por problemet ti zgjidhin vet, pa e lutur askënd.

“Unë nuk mendoj së është Zaevi ai i cili duhet ta zyrtarizojë gjuhën shqipe. Është partneri i koalicionit shqiptar i cili është aty i cili duhet shumë fortë të punoj për çështjen e avancimit të gjuhës dhe të drejtave shqiptare dhe ne nuk duhet të kërkojmë nga Zaevi apo dikush tjetër, por duhet ti marrin dhe ti fitojmë të drejtat tona”, theksoi Arta Toçi, nga LR-PDSH.

Përfaqësuesi i LSDM-së Edmond Ademi tha se pas protestave te 17 majit, në partinë e tij ka rreth 9000 anëtarë shqiptarë.  Në këtë debat, po ashtu u la e hapur mundësia për bashkëpunim dhe koalicionime të mundshme ndëretnike në Maqedoni.

https://youtu.be/NvMmHj2f5ew?t=10