leximiKuptohet që librat janë gjithmonë më të mirë se filmat. Pothuajse gjithmonë dëshpërohemi pasi ta shikojmë filmin e bazuar mbi ngjarjen e një libri që kemi lexuar. Por, pse është kështu?

1. Ndonjëherë regjisorët nuk arrijnë ta ruajnë përqendrimin në atë që është me rëndësi – Është gjë e njohur që Stiven King nuk ka qenë i kënaqur me punën e Kjubrikut të ekranizimit të veprës së tij “The shining”. Kjubrikut nuk i ka pëlqyer piskëllima e dobët e Shelit, as çmenduria e shpejtë e Nikolsonit. Pa shkrimtarin pranë tyre, regjisorët hutohen në libër dhe të kuptuarit e asaj që shkrimtari ka dashur ta theksojë humbet.

2. “Kjo nuk është ashtu siç e paramendova” – 500 njerëz që lexojnë një libër do të kenë 500 interpretime si disa personazhe dhe skena duhet të duken. Shpejt dëshpërohemi kur ndonjë aktor nuk duket ashtu siç e kemi paramenduar vetë.

3. Koha e kufizuar – Shumica e filmave zgjasin maksimum 3 orë, që kërkon nxjerrjen dhe lëshimin e skenave që ndoshta për ne janë me rëndësi.

4. Vështirësi me shkrimin e një teksti për film – Me filmat fitojmë stimulim të madh vizual, por janë mjaft të kufizuara në ritregimin e ngjarjeve nëpërmjet dialogjeve. Shndërrimi i fjalëve në shfaqje vizuale dhe krijimi i dialogjeve nuk është gjë e thjeshtë, sidomos kur bëhet fjalë për personazhe që “mendojnë” shumë, gjegjësisht që kanë biseda me vetëveten.

5. Librat na lejojnë që të krijojmë çdo gjë vetë – Disa filma janë më të mirë sepse e ndjekin tërë ngjarjen e librit. Alfred Hiçkok bëri punë të mrekullueshme në filmin “Jaws”.

6. Libri çdoherë do t’ju ndjekë – Muzika ka pllakat, ndërsa shkrimi i ka librat, por filmat nuk ofrojnë asgjë që mund të preket dhe që mund ta mbajmë me vete.