flamuriLëvizja Për Reforma-PDSH ka reaguar me anë të një demanti ndaj  shtrembërimit  të qëllimshëm të  intervistës  dhënë  për TV Shenja nga Kryetari i LR-PDSH-së Ziadin Sela duke i dhënë një kuptim ndryshe nga ajo   cfarë kishte deklaruar  z. Sela.

Në vazhdim  ja edhe teksti i demantit  lëshuar nga Departamenti për  informim  LR.PDSH-së:

E nderuara redaksi e TV Shenja, i nderuar gazetar z.Benjamin Arifi, Ishim mirënjohës dhe korrekt kur ju kërkuat që të intervistoni në këtë fundvit, kryetarin e LR-PDSH-së z.Ziadin Sela, duke ju përgjigjur miqësisht dhe pozitivisht kërkesës së juaj. Kjo qasje, do të duhej të ishte reciproke edhe nga Tv Shenja.

Po ju drejtohemi me këtë letër për të ju kërkuar që të tregoheni profesionist dhe të bëni informimin e drejtë të publikut, pa ndërhyrje, duke mbrojtur kështu shenjtërinë e profesionit gazetarë dhe gazetari. Titulli do të duhej të ishte derivat i esencës së intervistës dhe jo “derivat” i punës së redaksisë së juaj, me ose pa qëllim.

Ju bëni gabim kur deklaratën e kryetarit të LR-PDSH-së z.Ziadin Sela e shtrembëroni me titullin që i vëndoni intervistës që ai dha për TV-në tuaj. Po ju citojmë: “ Sela: Shqiptarët e Maqedonisë më të shkelur se Serbet në Kosovë.” Dhe po citojmë edhe atë që z.Sela thotë në intervistë në min 22:12 . Ai thotë: “ Shqiptarët në Maqedoni kanë 400 herë më pak të drejta se serbët në Kosovë…” . Për ne ndryshimi është shumë i madh sepse ne nuk mendojmë se serbët në Kosovë janë të shkelur, përkundrazi mendojmë se gëzojnë liri. Gëzojnë liri, edhe të tillë që nuk e meritojnë të njëjtën, sepse kanë bërë krime të papara ndaj civilëve shqiptar në Kosovë dhe shëtisin të lirë po në Kosovë. Prandaj kërkojmë nga ju që të reflektoni sa më shpejt dhe të korrigjoni gabimin, ndryshe ndërhyrje të këtilla do ti konsiderojmë tendencioze.

 Departamenti i Informimit LR-PDSH 01.01.2016