Ejup Berisha

Ka kaluar shumë kohë e gjatë që na u prezentua një projekt i shumpritur, i rëndësishëm dhe tepër i domosdoshëm për demokratizimin e shoqërive dhe shteteve të Ballkanit por ralizimi i atij projekti asesi nuk u jetësua në jetëm e përditshme apo në praktikë. Kanë kaluar gatise tre dekada që na u tha se u rrënua ish sistemi komunist dhe u instalua Demokracia por kjo e fundit nuk u duk askund apo dhe nuk u paraqit të thotë Hej të ndëruar dhe shumë të përvujtur njerëz të Gadishullit të Ballkanit nga komunizmi ja ku më keni. Ndërsa fenomenet qofshin ato shoqërore apo dhe natyrore bëhen të dukshme dhe të prekshme vetëm nëse realizohen në jetën e përditshme në të kundërtën të njëjtat mbeten vetëmse ide të kota dhe të parëndësishme. Edhe qështja me Demokracinë që na u tha se u instalua në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar duheshte të ishte më shumë realizim praktik I idesë në jetën e përditshme sesa një proklamim teorik apo dhe një e folur e kotë në teori. Çka u tha për Demokracinë u tha se u instalua por kjo nuk ndodhi në praktikë. Pra na gënjyen ashtu siç na kanë gënjyer na gënjejnë dhe do të na gënjnë edhe më tej në të ardhmen për shumë gjëra që na kanë thënë që janë instaluar dhe të njëjtat nuk janë mundësuar që të zbatohen asnjëher në praktikë. Thuhet se në botën e gënjeshtrës gjithçka është e mundur por në realitet shumë gjëra mungojnë ashtu siç na mungon fatkeqsisht edhe demokracia gjatë tërë këtyre tre dhjetvjeqarëv Në këtë kohë nuk mungon vetëmse demokracia si sistem qeverisjeje por mungon edhe teoria për elaborimin e saj në opinion. Sot Demokracinë se përmend gatise askush të gjithë politikanët e përkatsive të ndryshme partiake sot flasin vetëmse për veprat e mira që po i bëjnë në politikë e që nuk janë bërë dhe nuk i bëjnë ndërsa për demokracinë nuk flet askush asnjë fjalë të vetme. Çuditrisht edhe nëpër forumet politike të Partive që në emërtimet e tyre e mbajnë shtojcën demokratike fatkeqsisht nuk kemi asnjë debat për Demokracinë. Pra po ndodh absurdi më i madh apo nëpër partitë Demokratike në shekullin 21 mungojnë debate për Demokracinë si psh nëse jo më shumë për nivelin e saj për cilësinë apo dhe për mangësitë të cilat I ka Demokracia. Po po edhe demokracia nuk është e përkryer edhe asaj i mungon diçka që nëse debatohet për të do të tejkalohej apo nëse mund të flasim për më shumë dobësi edhe do të bëheshin përpjekje për eliminimin e tyre. Po si të debatohet për diçka që tërë kohës pamundësohet. E Demokracia sot pamundësohet së pari nga ata individ apo dhe ato grupacione individësh të cilët premtojnë se nëse e marrin mandatin dhe futen në politikë të njëjtët do të sillen në bazë të parimeve dhe standardeve demokratike. E të sillesh kështu do të thotë të sillesh mirë,me butësi,me seriozitet, me sinceritet dhe me tolerancë. Më thuani ju lutem lexues të nderuar se cili politikan i zgjedhur në zgjedhje demokratike manifeston sjellje të tilla, përgjigja është gatise asnjëri prej tyre. Prandaj un shkrimin për temën e Demokracisë do ta përfundoj menjëher këtu në këtë rrjesht sepse nuk dua të harxhoj më tepër shkronja dhe energji duke shkruar dhe duke folur për diçka që nuk egziston. Edhe pse Demokracia si fenomen shoqëror egziston por vetëmse në teori ndërsa e njëjta siç thash më lartë mungon në praktikë. E kur diçka nuk zbatohet në praktikë atëher e kotë është edhe teoria. Lexues të ndëruar kërkoj falje që ua morra kohën e çmueshme dhe ju fola për Demokracinë që në fakt nuk egziston në praktikë e në teori edhe nëse është prezente e njëjta është vetëmse një grumbull shkronjash të vdekura.