Të gjithë dëshirojnë të kenë një shtëpi të pastër dhe me erë të mirë.
 

Kur shtëpia fillon të vjen erë të mykur, pastërtia bëhet papritur e vështirë për t’u mbajtur. Rritja e mykut mund të sjellë gjithashtu rritje të erës së pakëndshme.

Në shumë raste, myku formohet pas murit ose në mur. Myku është një lloj kërpudhash të cilat rriten si brenda ashtu edhe në ambient të jashtëm. Krijohet në vendet me lagështi, për shembull në banjo ku bëhet dushi, pranë dritareve.

Është kundërmimi ai që ndihmon banorët në shtëpi të kuptojnë se myku është duke u rritur.

Simptomat si zagushi të hundës, irritimi i syve dhe gjendja e lëkurës janë indikatorë se ka myk në vendin ku personi banon.

Pasi të verifikohet se kundërmimi në shtëpi vjen nga myku, atëherë duhet të ndërmerrni menjëherë masa për ta zhdukur.