Në intervistë për javoren “Fokus” kryeministri i vendit, Zoran Zaev nuk e përjashton mundësinë që biznesmeni Orce Kamçev të ketë përgjuar edhe vetë kryeministrin Zaev.

Në pyetjen nëse ekziston mundësi Orce Kamçevi gjatë vizitës në kabinetin e tij ta ketë përgjuar, gjatë kohës që e ka paraqitur rastin “Reket”, kryeministri u shpreh:

“Nuk mundem të them nëse më ka përgjuar. Nëse përgjon/filmon gjithandej, ekziston mundësia të më ketë përgjuar. Gjatë vizitave në kabinetin ti, fillimisht dorëzohen celularë, sipas rregullores, për të zhvilluar takime të lira.

Kujtojmë që biznesmeni Orce Kamçev fillimisht kërcënimet për zhvatje i kishte paraqitur drejtpërdrejt te kryeministri i vendit Zoran Zaev.

“Janë drejtuar më shumë biznesmenë tek unë të cilët nuk janë nga Shkupi se kanë qenë të kushtëzuar dhe dihet, siç do të vepronte çdo qytetarë ashtu do të vepronte edhe vetë kryeministri – e paraqita rastin. Theksoj, vetë kryeministri e ka paraqitur këtë rast”, ka thënë Zaev mbrëmë në pres-konferencë.

Kryeministri Zaev nuk ka precizuar nëse biznesmeni Orce Kamçev i është ankuar se është shënjestër e zhvatjes, mirëpo theksoi se i njëjti ka treguar mjaftueshëm”