Para ca ditëve ministri britanik për Europë dhe Azi Alan Duncan vizitoi vendin tonë ku u takua edhe me liderët e partive politike shqiptare atë të BDI -së Ali Ahmetin dhe krerët e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe Vesel Memedi.

Por ajo që është për tu analizuar është fakti se ministri Britanik Alan Duncan nuk realizoi takime me liderin e Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe atë të PDSH Menduh Thaçi.

Nga këto dy parti nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se përse nuk kanë qenë në agjendën e ministrit britanik por dyshohet se arsyet e mos takimit me z.Thaçi është fakti se ky lider akoma është i përfshirë në listen e zezë të SHBA-ve, ndërsa lajmet që sillen në opinion për financimin e Lëvizjes Besa nga burime të dyshimta kane qenë arsyeja se përse nuk kishte një takim mes liderit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe ministrit britanik Duncan. Fol.mk