Videoja e ekzekutimeve të lëshuara nga ushtarët e Shtetit Islamik pothuajse gjithnjë ngre dyshime rreth skenave të vërteta ose fiktive.

Islamistët kurrë nuk tregojnë momentin e ekzekutimit, gjë që çon në spekulime nëse imazhet janë autentike apo jo. Përveç kësaj, një detaj tjetër që ka tërhequr vëmendjen është qetësia që teksa pengjet presin vdekjen.

Në një intervistë për Sky Neës, një ish anëtar i ISIS-it tha se pengjet në regjistrim ishin të qetë, sepse ata kishin qenë edhe më parë në të njëjtë situatë.

Saleh, siç është paraqitur në intervistë, shpjegon se xhihadistët bëjnë “ekzekutime tallëse” dhe skenat i montojnë vetëm për të dërguar “mesazh” në botë, e më pas nuk i vrasin.