Shkruan: Abedin Zymberi

E ardhmja vazhdon me të vjetrën politik, me të vjetrën strukturë me të vjetrën praktik të mbajtjeve të zgjedhjeve.
Marrëveshja e re varrosi shpresën për një të ardhme më të mirë për Shqiptarët dhe shtetin në tërësi. Varrosi shpresën për një perspektiv më liberale, më demokratike, më zhvillimore, më relaksuese e tj. Me keqardhje them se të gjith po heshtin, hesht opozita, heshtin intelektualët, heshtin studentët, asnjë reagim, asnjë protest, ku jeni o ju revolucionar të Fb-së që po heshtni.
Jeni mësuar të shani e ofendoni personalitete që jan jasht sistemit, jasht politikës dhe mundësisë për ndryshime, njollosni personalitete që smundi askush ti korruptoj as ti përkulë, e bëni sepse shërbimet antikombëtare mëshum ju paguajn për kët punë. Ku mbetën ajo që u përfolte se ka mbi 200.000 votues fiktiv, ku mbeti premtimi se do të ndryshoj ligji për kodin zgjedhorë, ku mbeti ajo se do bëhet ligji për mediat, ku mbeti kërkesa për formimin e gjykatës specijale, u hesht ligji për regjistrimin e popullatës, u hesht fshirja e mbi 30.000 votuesve shqiptarë. Vazhdoni të heshtni edhe më tutje kur është në pyetje kombi dhe e ardhmja e sajë, heshtni heshtni sa të mundeni bile futjani edhe gjumit. Reagoni vetëm atëherë kur t’ju prishet rehatija personale. Bërtisni shani e ofendoni sa të mundeni kundër figurave kombëtare se për at punë më shumë ju paguajnë kurse kur është në pyetje hajnija, tradhëtija dhe kriminaliteti heshtni, heshtni se skeni b…. të flisni e le më të shani e kritikoni. Eh mor populli im i mjerë, jeni mësuar të jeni robër të huaj, jeni mësuar të reagoni për lidera të huaj, akoma nuk jeni të gatshëm të dilni nga lëkura e robërisë. Heshtja është miratim i robërisë. Na qoftë për hajr edhe 4 vitet e ardhshne, me kët heshtje nuk meritojmë më mirë. *Abedin Zymberi* 03.09.2016